Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.F., pasi dyshohet të ketë kryer veprat penale, ‘’Trafikimi me njerëz’’ dhe ‘’Fshehja e dokumentit të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz’’.
Prokuroria për këtë rast, ka filluar hetimet edhe ndaj të dyshuarës R.A, pasi që dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin R.F., ka kryer veprat e lartshënuara penale.
dyshimi i bazuar se, që nga muaji maj 2003, deri më 4 mars 2019, në Gjilan, i dyshuari R.F., me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmijën e posalindur të ish-bashkëshortes së tij - të dëmtuarës N.A., në atë mënyrë që pasi e njëjta, kishte lindur në Spitalin Regjional në Gjilan, i dyshuari pa pëlqimin e saj ia kishte dhënë fëmijën një çifti nga komuna e Preshevës - të dyshuarës R.A. dhe të ndjerit R.A.
Gjithashtu, të dyshuarit R.F. dhe R.A., me qëllim të përfitimit material kanë falsifikuar dokumentet në regjistrin e lindjes së fëmijëve, në Spitalin Regjional në Gjilan, ku si nënë biologjike të fëmijës e kanë regjistruar të dyshuarën R.A.
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për trafikim me njerëz në Gjilan
-
Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve që mundësuan trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale me pagesë
-
Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për trafikim me njerëz
-
Aktakuzë ndaj dy personave që më 2003 ia kishin marrë foshnjën viktimës në Gjilan
-
Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz