Prokuroria themelore në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj D. Ll. që akuzohet për një vrasje të ndodhur në Gjakovë më 12 korrik të vitit 2003.
D. Ll. akuzohet se më 12 korrik në fshatin Raçë kishte vrarë N. N.
D. Ll u arrestua në SHBA dhe u ekstradua.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marr aktvendim për rifillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet D.LL. I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se me dt. dt.12.07.2003, ka kryer veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7”, thuhet nga Prokuroria.
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
-
I dyshuari që u ekstradua nga Gjermania në Kosovë kishte planifikuar vrasje për hakmarrje
-
Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasjen në Gjakovë, të parit i caktohet një muaj paraburgim
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje që po kërkohej nga Danimarka