Një 56-vjeçar nga qyteti i Elbasanit është ndaluar nga forcat policore, pasi rezulton i dënuar me 4 vite e 5 muaj për trafik lëndësh narkotike, nga drejtësia italiane.
Shtetasi Osman Xherri ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është dhënë vendim nga Gjykata e Brescias në Itali.
Tashmë do të jetë zyra e Interpolit në Tiranë që do të kryejë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e tij në fqinjin e përtej Adriatikut.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet kosovari duke hyrë në Shqipëri, kërkohej ndërkombëtarisht
-
Ekstradohet nga Italia kosovari i dënuar për narkotikë
-
Kapet në Kosovë i dënuari me 30 vjet burgim në Itali
-
6 muaj pritje për ekstradimin e shqiptarit të dënuar për trafikim droge në Itali
-
Arrestohet në Tiranë i kërkuari në Itali për trafikimin e më shumë se dy tonëve drogë