Shërbimet e stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë arrestuar një 52 vjeçar nga Shkupi me inicialet R.H, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar.
Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim.
Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë./kp/
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, kërkohej ndërkombëtarisht nga Lituania
-
Arrestohet kosovari duke hyrë në Shqipëri, kërkohej ndërkombëtarisht
-
Kosovari i kërkuar për tentimvrasje në Bullgari, arrestohet në portin e Durrësit
-
Në Shqipëri arrestohet rusi i kërkuar për një sërë veprash penale
-
Kapet në Morinë serbi që kërkohej ndërkombëtarisht