Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se mbrëmë, me datë 14 dhjetor, 2019, është sulmuar një zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli (që merret me shitjen e thëngjillit) që operon në hyrje të TC Kosova A.
Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin.
“Prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë sipas policisë, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur para të gatshme, dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës një personi në Obiliq.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.