Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër vajza në Obiliq rrahin një tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar katër vajza të reja, pasi kishin sulmuar fizikisht një tjetër, po ashtu në moshë të mitur.

Të dyshuarat dhe viktima janë nxënëse të shkollës së mesme, ndërkohë që viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës në raportin e rregullt.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndryshe, rasti ka ndodhur dje në ora 14.10.