Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së enjtes në Komoran.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i ka thënë KOHËS se të përfshirë në këtë aksident ishin dy kamionë dhe një furgon.
Ai ka shtuar se rruga në drejtimin Prishtinë-Pejë për një kohë ishte e bllokuar.
“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon). Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në Komoran, lëndohen dy persona
-
Dy të lënduar në aksidentin mes kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë
-
Disa të lënduar në një aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe katër veturave në Vragoli, dy prej tyre rëndë
-
Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë