Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në një aksident trafiku në Podujevë

Katër persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Sekiraqë në Podujevë.

Sipas njoftimit personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sekiraqë), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të katër automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftim.