Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Skenderaj.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:04 në fshatin Rezallë e Re, transmeton Koha.net.
“I dyshuari, shqiptar, gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi automjet dhe vetaksidentohet”, thotë PK.
Si pasojë ngasësi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Artikuj të ngjashëm