Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku ndërmjet tri veturave dje në Podujevë.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave me drejtues meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe një femër K-Shqiptare”, bën të ditur Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm