Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës me urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake ka bastisur një lokal në Ferizaj, me ç’rast janë arrestuar katër femra të dyshuara, tri Shqiptare/shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe një Kosovare/Shqiptare.
Rasti është iniciuar si “Mundësim në prostitucion & ofrim i lokaleve për prostitucion, si dhe marrje me prostitucion”.
“Pas intervistimit të tyre me vendimin e prokurorit kompetent, dy të dyshuara dërgohen në qendrën e mbajtjes kurse dy të tjera lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Gjatë zbatimit të këtij operacioni janë njoftuar edhe inspektorët komunal ku gjatë kontrollit të lokalit dhe dokumentacionit kane hasur në parregullsi me ç’rast lokali në fjalë është mbyllur.
-
Në Ferizaj arrestohen dy femra të dyshuara për prostitucion
-
Tre të arrestuar për prostitucion, policia kontrollon lokalin dhe konfiskon prova
-
Arrestohen e pastaj lirohen dy të dyshuar për prostitucion në Ferizaj
-
Arrestohen dy braziliane dhe tre kosovarë në Prishtinë si të dyshuar për prostitucion
-
Arrestohen tre persona për prostitucion