Katër persona të armatosur kanë grabitur një kompani duke marrë 4000 euro të enjten në Shtime.
Vetura me të cilën kishin udhëtuar, është gjetur e djegur në një pyll.
Policia nuk ka bërë ende ndonjë arrestim, por po e heton rastin.
Katër persona të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në një kompani ku kanë grabitur 4000 €. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila veturë më pas është gjetur e djegur në një pyll. Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar të cilit duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Grabitet një kompani në Rahovec, të dyshuarit e lidhën rojën për një pemë
-
Grabitën çantën me 8 mijë euro, arrestohen 4 të dyshuar