Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër raste dhune në familje në 24 orët e fundit

Foto: Stock

Dhuna në familje vazhdon të jetë prezente, e kohët e fundit edhe të rritet.

Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën, se në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të dhunës në familje.

Rastet janë regjistruar në Mitrovicë të Veriut, Prizren, Partesh dhe Prishtinë.

Sipas raportit policor, në të gjitha rastet, viktima janë femrat.

Policia njofton se tre prej të dyshuarve i ka liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit, kurse njërin e ka dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm