Katër motra kosovare në Zvicër akuzohen se në mars të vitit 2019 kishin kidnapuar një kolege të tyre dhe e kishin maltretuar atë, përfshirë edhe seksualisht, raporton gazeta zvicerane “Blick” të mërkurën.
Ato akuzohen se e bën këtë në shenjë hakmarrje.
Të katra kanë marrë dënime me burgim nga shkalla e parë, ndërsa dy prej tyre janë dënuar edhe me dëbim nga Zvicra. Por të katra kanë apeluar ndaj vendimit në Gjykatën Supreme.
Ato duan dënime më të lehta, ndërsa mohojnë se e kanë dhunuar kolegen e tyre me lodër seksi, thonë se ajo e përdori vullnetarisht atë.
Por, prokuroria kërkon dënime më të ashpra.
Edhe
Kosovari në Zvicër akuzohet se “bleu” vajza të mitura nga Shqipëria për djemtë e tij
Mësohet se zanafilla e kësaj ishte në vjeshtën e vitit 2019. Thuhet se Mira A. atëbotë 21-vjeçare kishte raportuar te autoritetet kosovaren Lara O. (27) për neglizhencë të fëmijëve. Kjo e fundit deshi të hakmerrej edhe thuhet se e bëri më 10 mars të vitit 2019.
Ajo së bashku me motrat Svea K. (27), Dinora K. (31) dhe Alba Z. (25) e panë Miran në një parking në Kloten. E tërhoqën zvarrë dhe duke e kërcënuar me thikë e futën në veturë.
Akuzohet se e goditën me grusht atë dhe më pas e dërguan në shtëpinë e njërës prej të akuzuarave, ku Mira thuhet se u maltretua seksualisht me një lodër seksi. Ato thuhet se e torturuan deri në orët e mëngjesit, kur e lëshuan.
Por, sipas akuzës ia kishin marrë celularin dhe po ashtu 350 franga zvicerane.
Edhe
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë
Gjykata Supreme e Zuerichut pritet të marrë vendim të enjten në këtë rast.
*Gazeta zvicerane “Blick” i ka ndërruar emrat e personave