Katër kosovarë janë mbajtur peng për 45 minuta në garazhin e një banese në Durrës nga dy persona, me arsyetimin se nuk e kishin kryer pagesën për akomodim, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Sipas autoriteteve në Shqipëri, N.XH., 49 vjeç dhe D.K., 48 vjeç, janë arrestuar nga Policisë menjëherë pas marrjes së informacioneve.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin”, thuhet në njoftim.
Me rastin po merret Prokuroria.
Artikuj të ngjashëm