Policia e Durrësit ka vënë nën pranga Arben Musliaj, 49-vjeç nga Tirana, pasi mashtronte dhe përfitonte para si pasojë e situatës së krijuar nga tërmeti.
Musliaj është arrestuar pasi ka shfrytëzuar situatën dhe ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (rreth 100 euroj) shtetasit N.F., me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Artikuj të ngjashëm