Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet shtetasi i Perusë në Shqipëri, i dënuar për krime kundër shtetit

Arrestim

Foto: Ilustrim

Autoritetet policore të Shqipërisë kanë arrestuar një shtetas të Perusë në pikën kufitare Morinë, i dënuar për trafikim të armëve dhe krime kundër shtetit.

Dmytro Chornyi, 58-vjeçar, u ndalua pas bashkëpunimit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpolit Tiranë, ndërsa pritet ekstradimi në Peru.

58-vjeçari është banues në Ukrainë.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 58-vjeçari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale ‘trafikimi i armëve’ dhe ‘krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare’, të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti”, thuhet në njoftimin e policisë.