Në Rogovë një person është ndaluar me një sasi të druve pa dokumentacion, ndërsa policia e ka iniciuar rastin si “vjedhje e pyllit”.
Drutë i janë sekuestruar dhe fillimisht është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.
“Raportohet se nga njësitë policore është ndaluar një traktor me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Në rimorkion e traktorit sipas zyrtarit të APK kanë qenë të ngarkuara 3 m³ dru për të cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që sasia drurore të sekuestrohet nga zyrtari i APK-së, ndërsa traktori dhe i dyshuari të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve për legalizim të kontrabandës me dru
-
Penguan policinë në Kaçanik, dy të dyshuarve u gjenden dru pa dokumentacion në veturë
-
Kontrabandim me mallra dhe falsifikim dokumenti në Svircë të Kamenicës
-
Plani “Mbrojtja e Pyjeve”, sekuestrohen gjashtë kamionë me dru në Ferizaj
-
Dy të dyshuar arrestohen në Zveçan për vjedhje të pyllit