Autoritetet italiane kanë arrestuar në Bologna një shtetas shqiptar me iniciale N. R, i lindur në 1990, pasi u gjet nën posedim të 2 kuintal marijuana (208 kg).
Një patrullë e Seksionit të Antidrogës të Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Bolonjës, në kuadër të luftës kundër trafikimit të paligjshëm, ka identifikuar një makinë pranë daljes së autostradës Bologna- Fiera, e cila pas sinjalit të policisë për të ndaluar, kishte nxituar t’i shpëtonte patrullës.
Menjëherë policia është vënë në ndjekje të automjetit të cilën arritën ta ndalonin pas disa kilometrash.
Gjatë kontrollit, policia gjeti në brendësi të automjetit, njëqind pako marijuanë me një peshë totale prej 208 kg të cilat nëse hidheshin në tregun me pakicë, do të kishin sjellë fitime të konsiderueshme, me mbi 1 milion e 200 mijë euro.
29 vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Qarkut lokal të Bolonjës në dispozicion të autoriteteve atje./abcnews.al
-
Bllokohen në Itali 112 kg marihuanë e 50 mijë euro, pranga shqiptarit
-
Kamionisti shqiptar kapet në Itali me 1 milion euro drogë
-
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte në veturë 100 kg drogë
-
Kapen 268 kilogramë marihuanë në kamion. Kërkohet paraburgim për shoferin
-
Polici grek dhe një shqiptar arrestohen me 102 kilogramë marihuanë