Arrestohet nga Policia e Fierit trafikanti i fëmijëve të mitur. Në pranga ka rënë 37-vjeçari Mikel Ferko, banues në fshatin Qarr, Fier.
Personi në fjalë gjatë jetës së tij ka ndryshuar tre emra. Familja ia kishte vendosur emrin Arsen, por pas disa vitesh ai e kishte bërë Alberto dhe më pas Mikel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimi i trafikantit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Qarri”. I arrestuari është dënuar nga Gjykata e Fierit me 13 vjet e 3 muaj burg.
Përveç akuzës së trafikut të të miturve, Ferko është dënuar edhe për akuzën e falsifikimit të pasaportave.