Policia greke është vënë në alarm pasi ka zbuluar që një lëndë e re narkotike, e quajtur salvia, e cila ka shkaktuar shumë raste vdekjeje në Europë, ka hyrë për herë të parë edhe në Greqi.
Trafikanti i kësaj lënde ka qenë një shtetas shqiptar 31-vjeçar, i cili është arrestuar në lagjen “Lavrio” të kryeqytetit grek, pasi i është zbuluar 24 gramë nga kjo drogë e rrezikshme, e fshehur në pjesën e kondicionerit të makinës, ndërsa ka pasur me vete edhe sasi të vogla kokaine dhe hashashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtore e tij.
Salvia është një drogë psikoaktive që del nga bima me të njëjtin emër, që prodhohet kryesisht në provincën Oaxaca në Meksikë.
Vitet e fundit, përdorimi i saj ka filluar të përhapet në Europë. Salvia shkakton halucinacione intensive, ndaj dhe është karakterizuar si “udhëtari i shpirtit”.
Përdoruesit e saj, në gjendje halucinante besojnë se mund të fluturojnë dhe hidhen nga ndërtesa të larta duke humbur jetën.
Sipas burimeve në Departamentin e Antidrogës greke është hapur një hetim i veçantë për të gjetur edhe bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasit shqiptar që ka trafikuar për herë të parë në Greqi këtë drogë të re dhe të rrezikshme.