Një burrë është arrestuar më 13 shtator në Pejë, pasi është kapur me tri qese kokainë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi gjate kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substanca narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit kokainë”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, dy karikator me 51 fishek të njëjtës arme, 35 fishek te kalibrit 9x19 mm, një peshore digjitale, disa qese të zbrazëta të ngjashme me ato që iu janë gjetur me substanca narkotike, 1850 euro para të gatshme dhe një telefon celular.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
-
Tre të arrestuar për narkotikë në dy raste të ndara
-
Në një shtëpi në Pejë policia gjen afër 19 mijë euro para kesh, kokainë, armë e fishekë, arrestohen dy persona
-
I konfiskohen 34 qese me kokainë, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të lëndëve narkotike
-
Operacion antidrogë në Pejë e Prishtinë, sekuestrohen para e kokainë