Një person është arrestuar në Pejë pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime të vogla substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë.
Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar 64 paketime po ashtu substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.