Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet me 3.2 kilogramë drogë, arrestohet një burrë në Pejë

Një burrë në Pejë dje është arrestuar për posedim të narkotikëve, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 3kg e 245 gramë, substancë narkotike e llojit marihuanë, 1.1 gram fara të llojit Kanabis Sativa dhe një peshore”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.