Dje rreth orës 15:00 në rrugën "Reshat Karjagdiu" në Prizren, është vjedhur automjeti Audi A4, ngjyrë hiri me targa vendore.
Policia në Prizren thotë se automjeti ishte vjedhur përderisa viktima ishte duke u shërbyer në një market dhe në bazë të informacioneve i dyshimti kishte ikur në drejtim të panjohur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sapo policia kishin pranuar informacionin, njësitë hetuese policore janë vënë në ndjekje të lëvizjes së automjetit dhe pas disa orë kërkimi, automjeti dhe personi i dyshimtë janë gjetur në rrugën “Transiti i ri” në Prizren”, thuhet në raport.
Siç njofton PK-ja i dyshuari F. B i lindur në vitin 1985, i cili kishte arritur të kryej vjedhjen e automjetit është arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren. Automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit në gjendje të rregullt.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti vazhdon të procedohet në mënyrë të rregullt”, përfundon njoftimi.