Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet hajni që grabiti një qafore të arit në Ferizaj

Një nga dy të dyshuarit për vjedhje të një qafore të arit nga një grua.

“Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, sot kanë arrestuar njenin nga dy personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:20 minuta në rrugën Besim Rexhepi në Ferizaj, ku të dyshuarit, G.R. (m/ sh/k 23 vjeç) dhe N.B..(m/sh/k ), me forcë nga viktima S.A. (f/sh/k) kanë marrë zinxhirin e arit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet më tej në njoftim.

Gjatë intervistimit,i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës,në tërësi ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, ndërsa policia është në kërkim të dyshuarit të dytë.

Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar edhe zinxhiri ari, të cilin të dyshuarit e kishin shitur në Prishtinë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit G.R. është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.