Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I grabiti qaforen një nëne në Ferizaj, dënohet me burg

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar të dyshuarin F.A me 1 vjet e 6 muaj për grabitje dhe të dyshuarin V.D. me tre muaj dënim i cili nuk do te ekzekutohet në qoftë se në periudhën kohore prej një viti aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas gjykatës F.A. akuzohet se më 31 mars 2021, ne Ferizaj, me përdorimin e forcës ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të dëmtuarës L.S.I.

“Derisa e dëmtuara ishte duke e shtyrë karrocën në te cilën kishte fëmijën, pasi kalon nënkalimin dhe del në rrugën “Ahmet Kaçiku”, i pandehuri kur afrohet ia merr me forcë zinxhirin e arit ku ishte vendosur dhe një pllakë të arit e gdhendur në formë të kokës së tigrit, në vlerë rreth 2300 euro, të cilën e kishte në qafë , duke tërhequr me forcë derisa qaforja ishte shkëputur nga qafa, e pastaj ikë përmes nënkalimit në drejtim të qendrës së qytetit, kurse të nesërmen zinxhirin e shet tek një argjendar në Ferizaj me pronar për çmimin prej 675 euro, kurse pllakën e shet tek tjetër argjendari, për çmimin prej 70 euro” thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas gjykatës i pandehuri tjetër V.D. akuzohet se më 1 prill 2021, në dyqanin e argjendarisë, në Ferizaj, ka blere një pllakë të arit nga I pandehuri I parë, edhe pse ka mundur të di se është përfituar nga vepra penale në atë mënyrë që derisa ishte duke punuar në lokalin e tij I pandehuri F.A. I ka ofruar për shitje një pllakë të arit në formë të kokës së tigrit, të cilin e kishte grabitur nga e dëmtuara, kurse i pandehuri e ka blerë prej 70 euro, me ç'rast nuk ka bërë identifikimin e shitësit dhe as nuk ka lëshuar kupon fiskal, edhe pse vlera reale ishte shumë më e larte dhe ka mundur ta di që është përfituar nga vepra penale” thuhet në vendimin e gjykatës