Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet grabitësi i celularëve në Prishtinë

Më 13 shkurt dy femra kishin raportuar se në Rr. “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë u ishin vjedhur telefonat celularët.

Por dje, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, është arrestuar një person, mashkull K/shqiptar, pasi që dyshohet se ai ka vjedhur dy celularë dy viktimave femra, po ashtu shqiptare dhe shtetase të Kosovës, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm