Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari i cili më datë 22.03.2021 ia grabiti një telefon viktimës femër.
Gjatë arrestimit, Policia e ka gjetur telefonin te i dyshuari, të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
''Gjatë zhvillimeve të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale grabitje si dhe di sa vepra tjera penale'', thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo