Në orët e pasdites së të hënës, pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Italisë.
Menjë herë pas marrjes së sinjalizimit, agjencia evropiane e ruajtjes së kufirit, Frontex me një aeroplan portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy njësi detare me mbështetjen e Guardia di Finanza nga Durrësi dhe Vlora, kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 metra të gjatë me dy motorë nga 150 kuaj/fuqi në afërsi të Foxhias, raporton tch.
Aeroplani i Frontex dhe mjetet e Guardia di Finanzas arritën që të kapnin mjetin lundrues rreth orës 18:30 minuta, pas një ndjekjeje prej më shumë se 4 orësh në det të hapur.
Gjatë kontrollit të ushtruar, në gomone u gjetën 800 kilogramë lëndë narkotike hashash, e ndarë në 42 pako.
Në pranga përfunduan dy shtetasit shqiptarë me inicialet, V.T., 21 vjeç, nga Kavaja dhe D.B., 32 vjeç, nga Durrësi.
-
Kapet gomonia në Itali që transportonte drogë me vlerë 2 mln euro, tre të arrestuar, njëri shqiptar
-
Sekuestrohet në Brindizi gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari
-
Kapet në Itali gomonia me 500 kg kanabis, dy shqiptarë në pranga
-
Në Bari kapet gomonia me 1,5 tonë hashash, arrestohen dy skafistë shqiptarë
-
Dy vlonjatë në Itali kapen me 600 kg marihuanë