Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet gomonia “fantazmë”, u ndoq nga Vlora në Mal të Zi

Policia e Shtetit shqiptar njofton se rreth orës 17.30, Policia malazeze e mbështetur nga Forcat e Speciale të Marinës Ushtarake dhe Roja Bregdetare Malazeze ka bërë të mundur bllokimin e gomones me 3 shtetas në bord, konkretisht shtetasit: E.K dhe M.S nga Mali i Zi, si dhe R.M, nga Serbia por banues të tre në Bar-Podgorica.

Gjithashtu, ka bërë të mundur edhe bllokimin e një tjetër gomoneje e cila tentoi të ndihmonte gomonen që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në bordin e gomones së dytë janë kapur dy shtetas edhe këta shtetas malazeze.

Një ditë më parë, Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P. Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, konstatuan mjetin lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Image

Menjëherë në ndjekje të mjetit lundrues u vunë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë.

Është kërkuar gjithashtu ndihma e anijes “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së si dhe GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë e malazeze. Në ndjekje ishte dhe një helikopter “COUGAR” i FA shqiptare.

Gomonia tentoi të fshihej në ujërat territoriale të Malit të Zi ku u pikas e u ndalua sot.

Policia thotë se po vijon puna për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

“Duhet theksuar se në asnjë moment forcat policore të tre vendeve nuk e kanë ndërprerë ndjekjen dhe kontrollin për bllokimin e gomones. Falë një pune profesionale dhe koordinimit e bashkëpunimi të shkëlqyer nga Zyrat ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari, Itali dhe Policisë italiane e Guardia di Finanza në Pulia e NUFROM në Shqipëri, Policisë së Kufirit të Malit të Zi e forcave të Marinës ushtarake dhe Rojës Bregdetare malazeze është bërë e mundur të ndalohen dy gomonet dhe personat e përfshirë”, ka thënë Policia shqiptare.

Po ashtu, thuhet se po vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes policive pjesëmarrëse në operacion.