Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në fshatin Jarinje në Leposaviq dje kishte ndaluar një automjet që drejtohej nga një burrë shqiptar, i cili dyshohet se po transportonte për në Serbi dy burra të tjerë.
Policia thotë se i dyshuari iu kishte marrë atyre nga 200 euro për t’i transportuar deri në Serbi, dhe më pas ata do të vazhdonin rrugën për në Evropë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njësitet policore kanë ndaluar një automjet të cilën e drejtonte i dyshuari, burrë shqiptar, dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se i njëjti ishte duke i transportuar dy, burra shqiptarë, të cilëve u kishte marr 200 euro për t’i transportuar deri në Serbi, që pastaj ata tutje të vazhdojnë në shtetet e Evropës”, thotë PK.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.