Policia e Kosovës ndaloi futjen ilegale të tre shtetasve të Sirisë e katër të Bangladeshit në pikën kufitare Vërmicë, të martën rreth orës 5:30. Sipas njoftimit policor, emigrantët po kontrabandoheshin nga shoferi i një autoambulance.
Shoferi, 45-vjeçar, është ndaluar nga autoritetet policore.
“Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave”, thuhet në njoftimin policor.
Parandalohet nja rast i kontrabandës me emigrant Sot, më 05.07.2022 rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni...
Posted by Kosovo Police on Monday, July 4, 2022