Policia Kufitare e Serbisë ka kapur në pikëkalimin Batrovci, në dalje në drejtim të Kroacisë, 43 kilogramë marihuanë, raportojnë mediat serbe. Sipas këtij burimi policia ka arrestuar tre shtetas të Kosovës.
Në njoftimin e policisë theksohet se droga u gjet në autobus dhe ajo ishte e fshehur nën hapësirën për bagazh, në 10 pako, me peshë të përgjithshme 42 kg e 800 gramë, transmeton Koha.net.
Policia ka arrestuar shoferin e autobusit S.M (30), I.M (63) dhe A.F (60), të cilëve u është shqiptuar masa a ndalimit për 48 orë, ndërsa përveç kallëzimit penal ata do të dërgohen para Prokurorisë Publike në Sremska Mitrovicë, me dyshimin se kanë kryer vepër penale të prodhimit dhe të vënies në qarkullim pa autorizim të lëndëve narkotike.
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Policia kap marihuanë në vlerë 400 mijë euro në kufirin me Serbinë
-
Arrestohen dy persona në Leposaviq, konfiskohen mbi 4 kg marihuanë
-
Serbi kapet me 107 kg marihuanë në Kosovë
-
Droga nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës drejt Serbisë, kërkohet paraburgim ndaj 6 të dyshuarve