Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të madhe heroine në portin e Xhenovës. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për 270 kg heroinë, sasia më e madhe e kapur në 20 vitet e fundit.
Raportohet se në operacion janë përfshirë dhe forcat e rendin dhe autoritetet gjyqësore të Zvicrës, Francës, Belgjikë dhe Holandës. Mësohet se heroina vinte nga Irani dhe ishte fshehur në një kontejner në portin e Xhenovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri më tani janë arrestuar 2 persona në Holandë, si të dyshuar në lidhje me trafikimin e lëndës narkotike. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë.