Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen dy të dyshuar për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

material

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar për ndalimin e dy personave për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’.

Siç bëhet e ditur, hetimet për këtë rast janë kryer nga njësia për hetimin e krimeve kibernetike.

Pas hetimeve është mundësuar identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve.

Po ashtu, në kuadër të këtyre hetimeve, janë sekuestruar pajisje elektronike, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.