Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Qafës së Morinës ka konfiskuar 232 kilogramë mjaltë të padeklaruar.
Sipas Policisë, për këtë rast janë ndaluar dy persona që ishin në një veturë me targa të Shqipërisë.
“Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët në SPK Qafa e Morinës janë hasur në 116 shishe të plastikës dy litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë, sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogramë (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror”, thuhet në njoftimin e Policiës.
I dyshuari që ishte pasagjer në veturë ka pranuar pronësinë e shisheve të mbushura me mjaltë. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti “Mosdeklarim i Mallit”.
-
Konfiskohen 5800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
-
Dogana zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
-
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan pa dokumentacion në Prishtinë
-
Dogana zbulon 368 kg mish derri të padeklaruar në një automjet në Vërmicë
-
Suplemente ushqimore të padeklaruara në vlerë mbi 5,500 euro kapen në Vërmicë