Njësitet e Doganës së Kosovës kanë pranuar një informatë se në rajonin e Mitrovicës një subjekt që merret me tregtimin e automjeteve posedon sasi të konsiderueshme të automjeteve të cilat janë duke u demoluar (shkatërruar për pjesë) dhe nuk kanë të paguara obligimet doganore.
Njësitë e Doganës kanë organizuar kontrollin te subjekti që merret me tregtimin dhe servisimin e automjeteve dhe kontrolli ka gjetur 65 automjete të demoluara të cilat nuk i kanë kryer obligimet doganore. Automjetet e demoluara janë evidentuar, gjithashtu kontrolli ka gjetur edhe librezat të cilat janë ndaluar përkohësisht.
Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme së bashku me njësitë policore për verifikimin e automjeteve nëse ndonjëra nga ato është e vjedhur, raporton ksp.
Derisa për çështje doganore është duke u bërë vlerësimi i tyre dhe shmangiet potenciale nga pagesa e taksave doganore.
-
Në rajonin e Mitrovicës identifikohen 11 vetura të dyshuara për shmangie të obligimeve doganore
-
Në Mitrovicë evidentohen 106 vetura ta pa doganuara
-
Dogana njofton për rastet e kontrabandës në pikat kufitare gjatë tetorit, u zunë edhe narkotikë
-
Në një kamion në Merdar zbulohen pajisje dentare e pjesë për automjete, shoferi s’i deklaroi
-
Gjenden pjesë të automjeteve, prodhime serbe pa dokumente, në Gjilan