vazhdën e angazhimeve për parandalimin e veprimtarive kriminale, njësia rajonale e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në një lokacion, ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitjes së pjesëve të automjeteve, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, transmeton Koha.net.
Veprimet policore ishin ndërmarrë në përputhje me autorizimet përfshirë edhe autorizimin nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, me ç’ rast kontrolli është realizuar në zonën e Vushtrrisë, në një nga depot ku ushtrohet veprimtari e çmontimit dhe shitjes së pjesëve të veturave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetuesit Policorë mbi dyshimet e ngritura nga shfrytëzuesi i veturave kanë marrë dokumentacionin përkatës të secilës veturë, njëherit është kërkuar nga autoritetet doganore të specifikojë të dhënat për secilën veturë. Nga autoritete doganore është raportuar se dokumentacioni i 11 veturave ka rezultuar i dyshuar për shmangie të obligimeve doganore, vlera e të cilave kalon shumën mbi 17.000 euro, theksohet në njoftim.
Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që ndaj pronarit të depos të iniciohet procedurë për vepër penale “shmangie të obligimeve doganore”.