Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit ka kapur dhe konfiskuar të mërkurën 32 kg substancë narkotike, të llojit marihuanë e 2,059 bimë kanabis, në fshatin Shirokë të Suharekës.
Prokurorja e rastit, Ariana Shajkovci, ka bërë të ditur në një konferencë për media se lidhur me këtë rast janë arrestuar 6 persona, prej tyre katër shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy të Kosovës.
“Bastisja është kryer në fshatin Shirokë të Suharekës. Hetimet kanë nisur më 4 shkurt ndaj tre personave ku njëri nga ta është arrestuar sot. Janë arrestuar gjashtë persona, katër shtetasë të Maqedonisë së Veriut, dhe dy të Kosovës”, ka thënë Shajkovci.
Sipas saj, laboratori i bimëve narkotike është kapur në kulmin e një ndërtesë shtatë-katëshe.
Ajo po ashtu ka thënë se janë sekuestruar edhe tri vetura, 6 telefonë celularë dhe 2,185 euro para të gatshme
-
Konfiskohen mbi 50 kg marihuanë, katër të arrestuar
-
Shkatërrohet një laborator i drogës në Zveçan
-
Kërkohet paraburgim ndaj një shtetasi turk në lidhje me laboratorin e drogës në Suharekë
-
Paraburgim personave që u kapën në laborator të drogës në Suharekë
-
Kërkohet paraburgimi i gjashtë të arrestuarve që iu gjetën 32 kg marihuanë në Suharekë