Policia e Shtetit në Shkodër ka vënë në pranga dy shtetas malazezë dhe një shkodran, pasi po transportonin 151 kg marijuanë drejt Malit të Zi. Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Policia e Shtetit ka finalizuar në Shkodër, një operacion të koduar “BARDHAJ” ku u sekuestruan 151 kg marijuanë dhe dy automjete. Në pranga kanë rënë dy malazezë, Radovan Bullajiq, 42 vjeç, Marko Rashoviq, 36 vjeq, dhe Kristjan Pali, 25 vjeç nga Shkodra.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volkswagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi Radovan Bullajiq, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar "marijuanë" me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, vepra këto të parashikuara nga nenet 283/a/2, 22 dhe 283/2 të Kodit Penal/Shqiptarja.
-
Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
Mali i Zi sekuestron drogë dhe arreston një shtetas shqiptar