11 persona më nënshtetësi siriane janë hasur gjatë një kontrolli në një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan të Suharekës.
Policia e Prizrenit ka njoftuar se pas një urdhri për kontroll në një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan në lidhje më një rast vjedhje ka hasur në shtetasit sirianë të cilët dyshohet se kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë.
“ Në lidhje më këtë rast policia kontaktoj prokurorin e shtetit i cili urdhëroj që rasti ti kalon njësinë për migrim dhe të huaj në kuadër të policisë kufitare, ndërsa u ndaluan shtatë persona të dyshimtë për kontrabandim me migrantë. Të dyshimtit S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrantë dhe të njëjtit ju dorëzuan njësisë së hetimeve për interviste” është thënë në njoftimin e policisë.
-
7 persona dërgohen në stacionin policor pasi në një shtëpi me ta u gjetën 11 sirianë
-
Gjashtë sirianë tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë
-
Dy kosovarë e një sirian arrestohen për kontrabandim të 12 sirianëve
-
Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë në Gjilan
-
Arrestohen 4 të persona në Mitrovicë, u zunë duke kontrabanduar 5 shtetas të Jemenit