Janë kapur 10 persona në fshatin Slivovë të Ferizajt për “organizim të skemave piramidale”.
Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se janë hasur duke luajtur bixhoz, porse më vonë ata janë liruar.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i zhetonëve dhe letrave të bixhozit. Me vendim të prokurorit, pronari i lokalit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen 10 persona në Ferizaj, dyshohet se u kapën duke luajtur bixhoz
-
Kapen nëntë persona duke luajtur bixhoz në Ferizaj
-
Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, u zu duke luajtur poker me 14 të tjerë
-
Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz
-
10 të arrestuar në Gjakovë për organizim të bixhozit të paligjshëm