Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj pasi dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz. Policia njofton se ndaj pronarit të lokalit është iniciuar rast për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa 10 të arrestuarve u është shqiptuar edhe gjobë për mosrespektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30.
“Me vendim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Si provë materiale janë konfiskuar mjete për lojë bixhozi.
Artikuj të ngjashëm
-
Bixhoz i paligjshëm në Ferizaj, ndalohen 4 të dyshuar, 10 lirohen në procedurë të rregullt
-
Ndalohen nëntë persona në Ferizaj për bixhoz të paligjshëm
-
Gjashtë të arrestuar në Ferizaj, dyshohen për bixhoz
-
Ndalohen 12 persona për skema piramidale dhe bixhoz
-
Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz