Një person me banim në Rr. “Tring Ismajli” në Prishtinë dje në orën 01:13 kishte raportuar në polici për një kanosje përmes telefonit dhe Facebookut, transmeton Koha.net.
Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar për kanosje në këtë mënyrë ishte identifikuar dhe pas shoqërimit në polici, në konsultim me prokurorin kujdestar ai është liruar.
Por bëhet e ditur se i dyshuari që ka kryer kanosje përmes Facebookut e telefonit është duke u hetuar me procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërcënohet një person në rrjetet sociale
-
Një grua raporton se është ngacmuar përmes Facebookut nga një person
-
Dërgohet në mbajtje një i dyshuar në Prishtinë, kishte kanosur një gazetar në rrjetet sociale
-
Kërcënohet përmes Facebook-ut, policia nis hetimet
-
Kanoset përmes rrjeteve sociale, s’ka të arrestuar