Kronikë

Dërgohet në mbajtje një i dyshuar në Prishtinë, kishte kanosur një gazetar në rrjetet sociale

Një i dyshuar në Prishtinë është paraqitur dje në stacion të Policisë. Ai dyshohet se më 7 shtator të vitit të kaluar kishte kanosur përmes rrjeteve sociale një gazetar.

Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më datën 06.01.2021 është paraqitur në Polici i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në muajin shtator të vitit 2020 përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një gazetar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.