Një person ka kanosur të gjitha palët që po merrnin pjesë në një seancë civile në Banjë të Pejës.
Në njoftimin nga Prokuroria Themelore e Pejës thuhet se i dyshuari kanosi me kallash palët, ku përfshihet edhe gjyqtarja e rastit.
I dyshuari është arratisur.
“Në Banjë të Pejës gjatë një seance civile, kanë qenë të pranishëm të gjitha palët si dhe gjyqtarja. Njëra palë ka dalë me kallash dhe ka kanosur të gjitha palët, përfshirë edhe gjyqtaren. I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes, i është bastisur shtëpia me autorizim të prokurorit dhe për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës për t’u arrestuar”, ka thënë Shkodran Nikçi nga prokuroria.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një i lënduar
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Kanosi dëshmitarin dhe prokurorin gjatë seancës, arrestohet
-
I pandehuri kanos ish-bashkëshorten dhe axhën e saj gjatë seancës gjyqësore në Pejë