Një person është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me një femër, ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ia ka dëmtuar gishtin e dorës.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin amerikan.
Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një revole, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm