Një kameraman ka raportuar të shtunën se i janë vjedhur dy kamera profesionale, një tripod, dy çanta të kamerave dhe një monitor.
Policia ka njoftuar të dielën se rasti ka ndodhur gjatë pasdites në Lipjan.
Siç bëhet e ditur, ankuesi ka raportuar se vjedhja ka ndodhur derisa ka qenë duke e përcjell një ndeshje futbolli.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.