Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Iu gjetën armë në shtëpi, përfundojnë në pranga

Në fshatin Vraniq të Suharekës më 16 shkurt policia, gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj, K/shqiptarë, ka gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 13 fishekë, dy spreja dhe një pistoletë lodër, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.

Ata janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt, theksohet në raport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo